TIRANË

Një pjesë e bisedës në emisionin “Pikat mbi i” në News24 ku ishte i ftuar mjeku Ilir Alimehmeti, kandidat për bashkinë e Tiranës në Primaret e PD, u fokusua te sondazhet.

Analisti Artur Zheji tha se i njëjti sondazh disa ditë më parë nxirrte Alimehmetin fitues, ndërsa tani nxjerr Belind Këlliçin. Nga ana tjetër Alimehmeti tha se pa njohur metodologjinë nuk mund të komentojë dhe se sondazhet për PD janë primaret.

Zheji: Lexova disa sondazhe që përmbysin njëra-tjetrën. Njëherë ju dha juve si fitues. I njëjti autor ka botuar ca sondazhe ku ju nuk jeni më i preferuari, por është Belind Këlliçi. Luan ndonjë gjë këtu, apo ju nuk keni performuar mirë?

Alimehmeti: Ka të bëjë metodologjia. Është fusha ime se si epidemiolog merrem dhe me sondazhe. Besoj se kanë qenë sondazhe online. Nuk i kam bërë unë, nuk i kam komisionuar. Por për të ditur rezultatin, do doja të dija kush është metodologjia.

Zheji: Ishit me një diferencë të madhe me kandidatët si më i pëlqyeri. Tani ka dalë Këlliçi.

Alimehmeti: Nëse metodologjia është e panjohur, të dyja rezultatet janë të pavlefshme. Kush është metodologjia e duhur, sa propozime ke nga baza, sa ke nga shoqëria civile, këto janë me firmë, nuk janë klikime, ua çoj unë në një grup whatsapp me 40 emra. Në fund është kutia. Nëse ka kompani që bëjnë sondazhe serioze do ishin të mirëpritura.

Zheji: Berisha tha se nuk kemi lekë të bëjmë sondazhe.

Alimehmeti: Sondazhet tona janë primaret.

Zheji: Pra e mohoni që Belind Këlliçi ka performuar më mirë se ju?

Alimehmeti: Nuk mund të ndërtohet një shtëpi në ajër. Metodologjia jonë janë primaret. Mendimi i votuesve vlen. Këto të tjerat janë orientuese, një lloj qiriu në një dhomë të errët. Jep një lloj orientimi, por nuk di metodologjinë.

Zheji: Ju sipas të njëjtit qiri, diçka ka ndodhur që në këtë stafetë, Këlliçi ju ka kaluar.

Alimehmeti: Për mua janë të pabesueshme, vota qëndron këtu te koncepti, duam apo jo një njeri që të fitojë zgjedhjet e 14 majit. Pa një metodologji solide nuk i futem fare rezultateve. Nuk komentoj asnjë rezultat në të cilin nuk njoh metodologji. Ne kemi primaret.

Kandidimi ecën njësoj përpara. Njerëzve që iu flasim, gjuha është po e njëjta, problemet janë po të njëjtat. Një qytetar sheh, do kemi në fund një lloj përgjegjshmërie qytetare. A do kemi ndonjëherë një administrator të merret me shërbimet dhe të merret me këtë gjë.

E treta dhe kjo më dhemb shumë si qytetar i Tiranës: A do kemi një person që dëshiron të jetë administrator i Tiranës jo për të vënë këmbën në kurrizin e qytetarëve. Unë e them shumë qartë këtë. Publiku sheh hallet e veta. Shkohet drejt 14 majit në mënyrë të përbashkuar se na përbashkojnë të njëjtat probleme e halle. Duhet të kuptojmë problemin dhe pse po shkojmë aty, jo të merremi me diversionet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb