Estonia po i ofron Ukrainës ndihmë të mëtejshme ushtarake për luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse, duke përfshirë më shumë armë të vogla dhe municione. “Ne duhet të mbështesim Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të vazhdueshëm rus. Edhe një herë, ne kemi gjetur një mundësi ku Estonia mund të japë një ndihmë,” tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes Hanno Pevkur.

“Federata Ruse nuk mund të përfitojë asgjë nga ky agresion. Prandaj, të gjithë ata që mbështesin Ukrainën duhet të përshpejtojnë dhënien e ndihmës ushtarake si dhe të rrisin kapacitetin e industrisë së tyre të mbrojtjes”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes tha se Estonia deri më tani i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë mbi 400 milionë euro, që përbën më shumë se 1% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit baltik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb