FSHF ka marrë të gjitha masat për fundin e Superligës teksa kampioni mund të vendoset në tre  qytete.

Për këtë skenar FSHF ka shpërndarë tre trofe të njëjtë në Durrës, Shkodër e Ballsh pasi Teuta, Vllaznia, Laçi e Partizani kanë shanse që so të shpallen kampion.

Në Durrës do të jenë të pranishëm anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu dhe Vasil Bici. Në Shkodër, aty ku Vllaznia pret Laçin do të jetë zv/Presidenti i FSHF< Lutfi Nuri me anëtarin e KE-së së FSHF, Fatbardh Jera.

Edhe në Ballsh i pranishëm do të jetë zv/presidenti Edvin Libohova me anëtarin e KE-së së FSHF, Arben Dervishaj.

Teuta, kryesuesja e kampionatit ka shumë shanse për të fituar kampionatin pasi përballë ka vendin e fundit, Apoloninë që zyrtarisht ka rënë nga kategoria.

Vllaznia pret Laçin në Shkodër, dhe edhe pse ka pikë të barabarta me Teutën i duhet jo vetëm fitore, por edhe disa gola për të shpresuar.

Nga ana tjetër Partizani shpreson për një ”mrekulli” që do të ishte fitore në Ballsh dhe ndalesë e Teutës dhe Vllaznisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb