Sezoni i ri nuk ka nisur në mënyrën e duhur për Atalantën e cila pas një kampionati fantastik ka humbur në ndeshjen e parë hapëse të “Seria A” kundër Romës. Bergameskët e drejtuar nga Gasperini u mundën në shtëpi nga kryeqytetasit me rezultatin 0-1.
Golin e vetëm të takimit e shënoi përforcimi i ri i verdhekuqve, Kolarov. Serbi i transferuar nga Manchester City në minutën e 31-të realizoi saktë një goditje dënimi në kufijtë e zonës duke mposhtur Etrit Berishën.
Topi i goditur nga Kolarov kaloi poshtë murit mbrojtës dhe kjo e gjeti të papregatitur gardianin e kombëtares shqiptare që nuk arriti të bënte asgjë për të shmangur këtë humbje.
(e.k/BalkanWeb)