Paz pauzës së kampionateve për shkak të Nations League, këtë fundjavë rikthet edhe Serie A me javën e 6 të saj. Inter dhe Roma ndajnë kreun me pike të barabarta me nga 13 pas 5 javëve të para. Të shtunën Inter pret Parmën, në një sfidë të lehtë në letër për zikaltrit, ndërkohë Roma do të ketë një përballje tepër delikate teksa do të sfidojë një prej skaudrave më në formë në këtë nisje sezoni si Como.
Transferta delikate edhe për Milanin dhe Juventusin, të cilat do të sfidojnë respektivisht Sassuolon dhe Cagliarin, ndërkohë Napoli I Max Allegrit pas një nisje jo positive të sezonit do të kërkojë ta rinisë kampionatin me një fitore, teksa të shtunën në mbrëmje në “Maradona” do të presin Frosinonen.
