Etrit Berisha do të mbrojë portën e Torinos për sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që i vjen në mendje trajnerit të ekipit Granata, Ivan Juriç, çdo ditë.

Në verë, njëri prej Berishës ose Milinkovic Saviç duhet të largohet. Tekniku e ka dhënë mendimin e tij dhe është i bindur në aftësitë  e portierit shqiptar.

Rf
Rf

Në krahun tjetër, Milinkoviç Saviç thuhet se ka dalë në shitje, siç shkruajnë mediet. Serbi që ka qëndruar në mesin e shtyllave të Torinos në pjesën e parë të sezonit  ka humbur vendin e tilluar dhe viti 2022 ka qenë tërësisht për t’u harruar për të. Shkak që të linte portën u bë një dëmtim, për të mos e parë më veten më pas në portë, pasi Berisha bëri mirë në disa sfida.

33 vjeçari kuqezi, ka luajtur vetëm 6 sfida këtë edicion futbollistik, por duket se kaq kanë mjaftuar që mos të ketë shumë dyshime.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb