FRANCE- Rumania dhe Zvicra janë përballur mes tyre në takimin e dytë të vlefshëm për finalet e Europianit. Ndeshja u luajt pasditen e së mërkurës në orën 18:00 në Paris. Sfida përfudoi në barazim 1-1.

Në minutën 18 Stancu i Rumanisë shënoi golin e avantazhit ndaj Zvicrës. Ndërsa në minutën 57 Mehmedi, shënoi golin e barazimit.

Rumania vjen në këtë sfidë pas humbjes 1-2 me Francën në takimin e parë që çeli “Euro 2016”, ndërsa Zvicra pas fitores që mori ndaj Shqipërisë të shtunën e kaluar me rezultatin 0-1.

Ndeshja u prit me interes edhe për kuqezinjtë, të cilët ndodhen në vendin e fundit të klasifikimit, bashkë me Rumaninë, ndërsa Franca dhe Zvicra mbajnë kryesimin me nga tri pikë.

Takimi tjetër për Grupin A mes Francës dhe Shqipërisë luhet sot në mbrëmje në orën 21:00 në Marsejë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: