Më pak se një orë para nisjes së seancës gjyqësore në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pritet të mësojnë vendimin e trupit gjykues, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se pesë vjet.
Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, organet e sigurisë kanë ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e tubimeve të qytetarëve.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Policia e Kosovës është pozicionuar pranë objektit të Qeverisë, ndërsa para tij janë vendosur edhe gardh metalik. Pamjet në fjalë vijnë nga sheshi “Skënderbeu”, ku vërehet prania e policisë dhe masat e ndërmarra para nisjes së seancës në Hagë. Në pritje të vendimit, qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet, ndërsa zhvillimet nga Haga pritet të përcillen me interes të madh në të gjithë Kosovën.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: