Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë një apel për organizatorët e Europianit të këtij viti në kohë pandemie.

Sipas drejtorit të OBSH për Europën, Hans Kluge duhet të monitorohet me kujdes lëvizjat e tifozëve dhe atyre që marrin pjesë nëpër ndeshje.

Ai paralajmëron se do të ketë një valë të re në continent në rast se qytetarët nuk do të jenë të disiplinuar.

Por a do të ndikojë Euro 2020 si një katalizator i rritjes së pritshme të rasteve në continent?

Përgjigjen e jep vetë Kluge, “Shpresoj që jo … por kjo nuk mund të përjashtohet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb