Në mbledhjen e Parlamentit Europian disa eurodeputetë kanë ngritur shqetësimin në lidhje me 15 kushtet që i duhet të përmbushë qeverisë shqiptare, por jo vetëm.

“Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë” ishte pyetja që eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE drejtuan ndaj Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhely.

Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca.

Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqsimi i lirisë së medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave.

“Raportet e Reporterëve pa Kufinj, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm përmese videokonferencës ishte edhe zoti Edi Rama”.

Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin.

Lidhur me ligjet antishpifje, z. Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komsionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: