BRITANI E MADHE

Europa është kontinenti më i prekur nga Covid-19. Sipas të dhënave të agjencisë Reuters në Europë janë regjistruar mbi 25 milionë raste me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë deri më sot janë shënuar 25.016.506 të infektuar me Covid-19 nga të cilët kanë humbur jetën 559.863 persona.

Mbretëria e Bashkuar është më e goditura me 2,845,269 të infektuar dhe 78.000 viktima. Në 24 orët e fundit në Britai numri i të infektuarve ka pësuar rënie 52.618 ndërkohë që dje 62.000.

Ndërkohë prej 8 dhjetorit në Britaninë e Madhe ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, ndërsa që në shtetet e tjera të Bashkimit Europian nisi më 27 dhjetor 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: