Një ditë të trishtë e ka konsideruar organizata Europa Nostra, ditën e sotme në Tiranë, kur fadromat shembën Teatrin Kombëtar.

“ Ditë e trishtuar për #KulturënHeritacionit në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për Demokracinë & #RuleofLaw në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar” shkruan Europa Nostra në një postim në twitter.

Kujtojmë se “Europa Nostra” e kishte renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb