Kreu i PD , Sali Berisha në një dalje për mediat foli sërish për protestën që do të zhvillohet nesër në të njëjtën ditë me Samitin e BE.

Ajo çfarë u vu re, ishte ndryshimi i sloganit të Partisë Demokratike. Në komunikimin e Berishës pas u shfaq sfondi me sloganin: “Europa the right way, not the Rama way”.

“Samiti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj. Nesër ne populli opozitar do të mbushe rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, tha ai.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb