DURRËS- Ndërsa Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg 4 personat e arrestuar për 2.4 milionë eurot e zbuluara në dy automjete “Toyota” në Portin e Durrësit, avokati i babë e bir Edi dhe Klevis Lika Saimir Vishaj thotë se ata janë viktima.

Në një prononcim për gazetaren Klodjana Haxhiaj pas vendimit të Gjykatës, Vishaj ngre disa pikëpyetje, ndërsa thekson se është e paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave.

“Të katër personat u lanë në burg. Të arrestuarit janë viktima në këtë rast. Askush nuk thotë ku janë futur paratë në Belgjikë apo Itali. E paimagjinueshme që 4 të arrestuarit të bëjnë trafikun e parave”, deklaroi ndër të tjera Vishaj.

Pas zbulimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit policia vuri në pranga Alban Mollaymerin, Agim Çekën, si dhe pronarin e kamionit me të cilin transportoheshin makinat Edi Lika dhe të birin Klevis Lika.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb