Një mesazh emocionues nga Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky u është drejtuar të gjithë votuesve të Eurovizion.

Zelensky i ka bërë thirrje Europës që të votojë këtë sonte në finalen e Eurovizionit për këngëtarin që përfaqëson Ukrainën.

“Këtë vit Eurovisioni mbahet në Itali, Torino, falë fitores së Maneskin në edicionin e mëparshëm. Së shpejti në finalen e Eurovizionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë “Fitore”! Evropë voto Orkestrën Kalus. Ne mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”, shprehet ai.

Grupi folk-rap i Ukrainës Kalush Orchestra është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovision dhe është një nga pretendentët kryesore për fitoren.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb