Një avion i kompanisë Qatar Airways evakuoi më shumë se 230 persona nga aeroporti i Kabulit në kryeqytetin Doha të Katarit.

“Që tani, fluturimi i katërt i pasagjerëve të Qatar Airways u ngrit nga Kabuli (HKIA) duke transportuar më shumë se 230 pasagjerë, përfshirë afganë dhe qytetarë nga SHBA-ja, Gjermania, Belgjika, Irlanda, Kanadaja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Finlanda, Holanda. Mirësevini në Doha”, shkroi dje në Twitter zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Katarit, Lolwah Al-Khater.

Më 9-10 shtator, dy avionë që transportonin udhëtarë amerikanë dhe evropianë mbërritën në Doha nga Kabuli para se të niseshin për në vendet e tyre.

Avioni i tretë që mbante rreth 170 persona nga Afganistani, SHBA-ja dhe Evropa u ul në Doha më 18 shtator.

Katari vazhdon të evakuojë njerëzit pas marrëveshjes për kalim të sigurt me talebanët.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb