LONDER- Qindra njerëz janë evakuar nga Tooley Street në qendër të Londrës. Policia Southwark kishte marrë një thirrje në orën 12:56 se kishin parë një mjet të dyshimtë në London Birdge.

Policia kishte kryer evakuimin masiv nga frika e sulmeve të mundshme terroriste, pasi kishte pranuar një mesazh kërcënues për bombë. Por nuk ishte vetëm ura që ishte evakuuar nga autoritet, pasi policia kishte zbrazur edhe stacionin e metrosë që gjendet aty pranë, shkruan The Indepedent.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion shtesë përveç atyre që janë raportuar rreth orës 13.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: