Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi ka treguar raportet e saj me paraardhësen e saj, Besa Shahini e cila u largua nga kjo detyrë pak kohë më parë. Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ Kushi tha se teksa i dorëzonte detyrën, Shahini ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me të, përcjell BalkanWeb.

Madje ajo theksoi se Shahini ia doli me sukses të dy sfidave siç ishte protesta e studentëve apo dhe covid-19.

PJESË NGA INTERVISTA
Ju jeni pedagoge në Elbasan dhe Tiranë prej 23 vitesh. Nuk e ushtroni më?

E kam ushtruar parak pak ditësh. Besoj se tani është pak e vështirë, e pamundur për shkak të punës. Bashkëpunimi n me universitet do ta kem.

Largimi i ish-ministres Besa Shahni u bë gati i pritshëm. Ju i keni dëgjuar këto. Por e prisnit se do ishit ju ministrja?
Nuk e prisja. Unë desha ta vlerësoj punën që ka bërë paraardhësja ime. Këto ditë teksa më dorëzonte stafetën e punës, kemi pasur një bashkëpunim. Ishte një kalim miqësor dhe i bukur i kalimit të detyrës. Besoj se Besa Shani e ka marrë detyrën në një moment të vështirë. Ishte një sfidë e madhe protesta dhe më pas pandemia. Se dinte askush se si do të avanconte pandemia. Ishte eksperiencë e parë për të gjithë globin. Besa ia doli që të kalojë me sukses këtë detyrë. Këto dy sfida Besa i kaloi me sukses. Nuk është përfolur apo nuk ka pasur asnjë kritike konkrete.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: