Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina është kandidat për tu nonimuar edhe për Golden Globes që do të mbahen me 28 shkurt.

Artikulli i Golden Globes thekson se filmi është pjesërisht autobiografik dhe tregon kohën kur Visari ishte 15 vjeç dhe emigroi në Gjermani.

Megjithatë sipas Visarit filmi paraqet diçka edhe më universale se sa përvoja e një emigranti: “Për sa i përket Xhaferit, personazhit të filmit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë. “

Vitin që lamë pas Exil-i pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për të fituar më vonë ‘Zemrën e Sarajevës’, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës. Në tetor filmi i Visar Morinës u zgjodh si propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars.

Filmi flet për Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier që jeton në Gjermani, i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb