Sipas direktivave të Bashkimit Evropian me anë të General Data Protection Regulation, kompanitë nuk mund të shfrytëzojnë të dhënat e përdoruesve për nevoja specifike, por një studim tjetër spanjoll tregon se Facebook e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë pa marrë aprovimin e tyre.

Rregullat e reja të Bashkimit Evropian ndalojnë përdorimin e të dhënave sipas disa kategorive ndër të cilat mund të përmendet: shëndetësia, bindjet politike, fetare, seksuale, etnike, etj., shkruan PCWAlbanian.

Këto të dhëna përdoren nga Facebook për të gjeneruar informacione dhe për të diferencuar përdoruesit e rrjetit social. Nga studimi kuptohet se shumë përdorues të Facebook ndodhen para lajmërimeve të ndryshme të cilat cenojnë të drejtat e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga publikimi i këtij studimi, ka patur reagime edhe nga përfaqësuesit e Facebook-ut, të cilët janë shprehur se po punojnë për fshirjen e këtyre të dhënave sensitive për përdoruesit evropianë.

Në këtë mënyrë do të respektohen rregullat e GDPR dhe gjithashtu përdoruesit do të jenë të qetë me privatësinë e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb