Lajmi se futbollisti i kombëtares shqiptare U-21, Leonardo Maloku është prekur nga virusi Covid-19 nuk është i vërtetë. Një postim në “facebook”, pikërisht në llogarinë me emrin e futbollistit bëhej e ditur se ai ishte pozitiv me Coronavirus.

Maloku
Maloku

Por për fatin e mirë të mbrojtësit që luan në Spanjë me skuadrën e San Roque Lepe, bëhet fjalë vetëm për një lajm të rremë të publikuar në adresën që i është vjdhur. Vetë Maloku ka sqaruar gjithçka me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

Maloku3
Maloku3

“Profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, lexohet mes të tjerash në postimin e Leonardo Malokut.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb