Partia e Lirisë ka dalë sot  në një konferencë për mediat, duke sjellë para publikut fakte të reja lidhur me skandalin e inceneratorit të Tiranë.

Ilir Meta dhe Briseida Shehaj kanë deklaruar se kompania e inceneratorit të Tiranës ka marrë disa kredi në bankë, duke lënë kolateral prona publike.

Ilir Meta: Pasi pamë sesi të moshuar që jetojnë në azile, gjithashtu figurojnë me firma të falsifikuara që kanë xhiruar miliona euro për llogari të kësaj organizate kriminale, barinj në Greqi me firma të falsifikuara, pamë edhe fondet e AZHBR kanë përfunduarin në duart e kësaj organizate, sot do të tregojmë si qeveria me kokën e gjithë kësaj afere të këtij grupi kriminal që është Rama, ka vënë në dispozicion të kësaj skeme kriminale edhe prona publike të cilat janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit dhe jo vetëm kaq por dhe më larg.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb