Luan Daci do të pyetet të premten nga SPAK në cilësinë e të pandehur. Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u kallëzua penalisht në SPAK për falsifikim të dokumenteve pasi ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në vitin 1997.

Kallëzimi ka ardhur nga disa ish-  prokurorë që kallëzuan edhe Ardian Hajdarin por  daj gjyqtarit Daci kreu më parë kallëzim penal edhe ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Bazuar në kallëzimin e këtij të fundit, SPAK nisi procedim ndaj Dacit për “falsifikim të dokumenteve” për shkak të mosdeklarimit gjatë aplikimit të shkarkimit nga detyra në vitin 1997 si dhe deklarimit të tij para Komisionit Ad Hoc se ishte larguar me dorëheqje.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi më 20 maj masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Dacin, por që u rrëzua më pas nga Apeli me shumicë votash, duke vlerësuar se fshehja e masës disiplinore nuk ishte falsifikim. SPAK e kundërshtoi vendimin e Apelit duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb