Familja Buzani në Çerçan të Librazhdit kishte një mik të veçantë këtë fillim viti për urim edhe për festën e shtëpisë së re.

Falë angazhimit të Bashkisë së Librazhdit dhe mbështetjes së donatorëve, familja Buzani në fshatin Çerçan të Librazhdit më në fund gëzon një shtëpi të re.

Shtepia Librazhd
Shtepia Librazhd

Xhevat Buzani së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij jetonin në kushte të mjerueshme në një barakë. Angazhimi i Bashkisë së Librazhdit për të ndihmuar këtë familje në nevojëekstreme, bëri që Viti i Ri familjen Buzani ta gjejë në shtëpinë e re me kushte normale jetese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra uruan familjen Buzani për shtëpinë e re ndërsa nuk munguan dhuratat për fëmijët.

“Jemi shumë të lumtur që familja Buzani më në fund gëzon një shtëpi të re, falë punës së bashkisë me donatorët dhe mbështetjes së tyre.
Kjo ishte një familje me kushtet më të vështira në Njësinë Administrative Hotolisht.
Ne do ta vazhdojmë këtë projekt. Kryetari i Bashkisë do të identifikojë familjet që jetojnë në kushte të tilla në çdo zonë, në mënyrë që të ndërhyjmë”, tha Balla.

Për Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra e rëndësishme është që njëri nga prindërit e fëmijëve të punojë pasi vetëm në këtë mënyrë familja mund të ketë të ardhme.

“Të paktën njëri nga të zotët e shtëpisë duhet të ketë mundësinë e punësimit. Shumë banorë të këtyre zonave janë punësuar në fabrikat që janë të Librazhd apo në Labinot. Janë një mundësi shumë e mirë për të punuar”, u shpreh Gurra.

Familja Buzani jetonte në barakë prej më shumë se 15 vitesh. Mungesa e të ardhurave kishte bërë që kjo familje të mos kishte asnjë mundësi për një jetë më të mirë, qoftë edhe vetëm për fëmijët.
Por tashmë familja Buzani gëzon një shtëpi të re dhe mundësi punësimi për kryefamiljarët.

Historinë e kësaj familje e ka publikuar kryetari i grupi parlamentar të PS Taulant Balla, i cili shkruan se shumë më tepër do të mund të bëjmë për familjet në nevojë gjatë vitit 2019.

“MIRËMËNGJES ?
E filluam vitin 2019 më të gëzuar në familjen Buzani, në Çerçan të Librazhdit, të cilët ky Vit i Ri i gjeti në shtëpinë e re ndërsa tre fëmijët me plot dhurata. Përkrah shtëpisë së re qëndron ende kasollja e vjetër, aty ku familja ka jetuar prej 15 vitesh. Sipas zakonit, për shtëpinë e re, nuk mungoi edhe dreka familjare??Faleminderit të gjithëve që kontribuan dhe në mënyrë të veçantë Kastriotit, Kryetarit të Bashkisë Librazhd, për bashkëpunimin me donatorët në punë të tilla që duan ❤ dhe përkushtim. Jam i bindur që shumë më tepër do të mund të bëjmë për familjet në nevojë gjatë 2⃣0⃣1⃣9⃣.
Qoftë ky vit plot me gëzime dhe më shumë dashuri?”, shkruan kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në “Facebook”, ku ka publikuar dhe historinë e kësaj familjeje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb