Një familje në Luginën e Preshevës ka kërkuar ndihmën e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Kryefamiljari Mustaf Sulejmani është i sëmurë. Familja e tij banon në një shtëpi të rrënuar që u rrezikon jetën.

“Jam Mustaf Sulejmani nga Preshava, 6 anëtarë jemi në familje, dy fëmijë më kanë vdekur, jetojmë në kushte të vështira, jam 58 vjeç, jam i sëmurë nga sytë, kam qenë i sëmurë që 6 vjeç”,-thotë ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Elvis Naçi i ka premtuar familjes se do ta ndihmojë me shtëpinë. Më herët rreth 50 ton ushqime kanë mbërritur në Serbi për shqiptarët e Luginës së Preshevës pikërisht në Preshevë, Medgjevë e Bujanovcë. Lajmin e ndau Elvis Naçi në rrjetet sociale ku shkruan se vërtetë jemi të ndarë në troje por në zemër jemi një!

https://www.youtube.com/watch?v=T0jJ5yP0AOI&feature=youtu.be

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: