*Familjaret e BUjana Bushit takojne Presidentin

* Bashkëshorti: Nuk kam tërhequr asnjëherë 100 mijë euro

* Djali i 32-vjeçares: Shteti shqiptar të zbardhë çështjen e nënës time që të rritem pa hasmëri

TIRANE- Të afërmit e 32-vjeçares Bujana Bushi që ndërroi jetë në aksidentin rrugor disa ditë më parë në aksin Kavajë-Rrogozhinë janë takuar sot me Presidentin Bujar Nishani. Në përfundim të takimit, familjarët e Bujana Bushit janë shprehur dyshues lidhur më ngjarjen, duke pretenduar se vajza mund të jetë grabitur e më pas vrarë.

Ndërsa thonë se Presidenti u shprehu mbështetje për hetim të ngjarjes, ata kanë kërkojnë ndihmën nga ministri i Brendshëm dhe nga drejtësia, për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Të afërmit e Bujana Bushit pretendojnë se policia ka tentuar ta fshehë aksidentin, nuk u ka dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi, si dhe kanë deklaruar se Bujanës i janë zhdukur të gjitha sendet personale. Ato thotë se janë zhdukur gjithashtu 100 mijë euro, që sipas tyre kishte me vete 32-vjeçarja kur ndodhi aksidenti.

“Nga oficeri i policisë në Kavajë kërkova informacion por më ka mashtruar, më tha nuk ka vrasje në Kavaje. Dhe kur i kam kërkuar plaçkat e vajzës, më tha ia kam dhënë vëllait të drejtuesit të makinës. Vajza kishte orën e shtrenjtë që ia ka blerë i vëllai që është në burg, mbase 20 a 25 mijë euro. Ndërsa sot na kanë mbajtur një orë në polici pse u takuam me vëllain e drejtuesit të makinës në një tavolinë te lokali”, shprehet i afërmi i 32-vjeçares.

Sipas tij, janë disa pyetje që drejtësia duhet t’u japë përgjigje: “Kush e mori vajzën në shtëpi, kush e mori nga shtëpia, ku do shkonin, dhe pse lajmëruan vëllain e shoferit, dhe jo ne. S’dimë kush e çoi në spital. Kërkojmë përgjigjen për këto pyetje, jo gjërat apo paratë. Paratë i gjen qeveria. Mbesa ishte me sy të dalë, mund të jetë goditur me levë në kokë. Vajzën e kam parë të deformuar në fytyrë”.
Në këtë ditë, nuk ka munduar as apeli i fëmijës së 32-vejçares “Unë dua nga shteti shqiptar të zbardhet çështja e nënës time që të rritem pa hasmëri”.

Ndërsa bashkëshorti i Bujana Bushit thotë se “nuk ka tërhequr ndonjëherë 100 mijë euro, por shumë të vogla, të cilat i ka të dokumentuara”.

Apel drejtuar shtetit ka bërë edhe xhaxhai i 32-vjeçares, i cili thotë se policia e Vlorës i ka thirrur ditën e sotme deh sipas tij “i ka pritur në një mënyrë arrogante”.

Aksidentin, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe akuzojnë policinë për fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb