TURQI- Trupi i terroristit që vrau ambasadorin rus në Turqi, Andrey Karlov do të prehet në varrezat e Bashkisë. Kjo pasi familjarët e tij kanë refuzuar me çdo kusht që të marrin trupin e Mevlut Mert Altintas.

I riu mbeti i vrarë fill pasi kreu aktin ekstrem duke qëlluar me 8 plumba ambasadorin, gjatë kohës që ky i fundit ishte duke mbajtur një fjalim në një galeri arti në Ankara. Ngjarja në fjalë ndodhi më 19 dhjetor në kryeqytetin turk.

Pavarësisht se kaloi kohë, asnjë prej të afërmeve të tij nuk pranoi të shkonte në morg të tërhiqte trupin e tij.

Më 19 dhjetor të vitit të kaluar, 22 vjeçari Mevlut Mert Altintas qëlloi për vdekje Andrey Karlovin në kohën kur ky i fundit po mbante fjalim në hapjen e një ekspozite në kryeqytetin turk, në Ankara. Altintas më vonë u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me personelin e sigurisë.

Burimet brenda gjyqësorit shprehen se Instituti për Mjekësi Ligjore në Ankara, më 21 dhjetor ka kryer autopsinë e policit të vrarë, mirëpo që nga atëherë askush nuk ka ardhur të marrë trupin e pajetë të tij.  Sipas institutit, trupi i sulmuesit duhej të merrej brenda 15 ditëve. Sipas Anadolu Agency gjetjet e policisë turke flasin se Altintas ka pasur lidhje me organizatën sipas saj terroriste FETO, e cila sipas autoriteteve turke qëndron prapa puçit të dështuar më 15 korrik.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb