SHBA

Johnny Depp tërhoqi vëmendjen në festivalin e filmit në Kanë jo vetëm për daljen e tij publike pas shumë kohësh, por u bë viral menjëherë kur fansat vunë re dhëmbët e tij të prishur. Ata nisën të publikonin në mediat sociale për ta krahasuar atë me personazhin e tij të famshëm, Kapitenin Jack Sparrow.

Aktori mbërriti në festival për premierën e filmit të tij “Jeanne du Barry” dhe u prit me një ovacion prej shtatë minutash. Prania e tij në këtë ngjarje mori një reagim të madh për shkak të çështjes së shpifjes ndaj ish-bashkëshortes dhe aktores Amber Heard.

Mirëpo, kur pozoi para kamerave, njerëzit vunë re dhëmbët e aktorit që po bëhen kafe dhe po tregojnë shenja të prishjes.

Aktori së fundmi nënshkroi një marrëveshje prej 20 milionë dollarësh me Dior; megjithatë, duket se ai ka zgjedhur të heqë dorë nga shpenzimi i parave për faseta për dhëmbët, që është diçka e rrallë për një të famshëm.

“Shumë, shumë, shumë i frymëzuar për të larë dhëmbët, për të përdorur fillin dhe për të përdorur një pastruese gjuhe sa herë që shoh një foto të Johnny Depp në Kanë,” shkroi një përdorues.

“@Dior, Johnny Depp duhet të vizitojë një dentist. Dhëmbët e bëjnë të duket jo i shëndetshëm”, ka shkruar një tjetër. Të tjerë filluan ta mbrojnë atë, duke shkruar se është shumë në rregull nëse Johnny Depp nuk dëshiron dhëmbë të rremë ultra të bardhë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: