Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik duke bërë liderin absolut për ekipin e tij, Austin. “Bomberi” kuqezi realizoi një tjetër super gol duke qenë përcaktues në kualifikimin për në fazën çerekfinale të League Cup, një turne prestigjioz në SHBA ku luajnë ekipet më të mira të MLS dhe kampionatit Meksikan.

Në minutën e 67-të, me një goditje perfekte nga distanca, Uzuni tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund duke bërë që fati i takimit përballë Club Amerika të vendosej nga ruleta e penalltive.

Ekipi i Uzunit u tregua perfekt duke realizuar saktë 6 nga 6 tentativa. Një penallti të shkëlqyer ekzekutoi edhe Uzuni. Me 4 gola dhe 1 assist, Uzuni është golashënuesi më i mirë i këtij turneu duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb