TIRANË

Tifozët e ekipit holandez të Feyenoord kanë populluar Pedonalen, zonë e dedikuar enkas për ta për të ndjekur ndeshjen e finales së Conference League.

Gazetarja Aurora Golemi ka sjellë për “BalkanWeb” atmosferën në qendër të kryeqytetit.

Në orët në vijim pritet që Pedonalja të jetë e tejmbushur nga tifozët e ekipit holandez.

Në videon e siguruar nga gazetari Osman Stafa shihet se tifozët holandezë janë shpërndarë edhe te lulishtja pranë Galerisë së Arteve duke festuar me birra dhe duke kërcyer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb