Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për zhvillimin e kryeqytetit, ndërtimeve dhe shtimit të popullsisë.

Sipas Veliajt, tashmë Tirana është rreth 1 milionë banorë dhe është fat që kryeqyteti po rritet. Ai madje thotë se qytetet e tjera po firojnë nga banorët, pasi studentët vijnë në Tiranë, kurse pensionistët qëndrojnë në qyteza.

Më tej ai thotë se shtimi i popullsisë sjell më shumë ndërtime, taksa, të ardhura por dhe më shumë punësim.

‘’Fati i këtij qyteti është se po rritet. Është fat i madh për Tiranën, Ua qaj hallin kolegëve në qyteza të tjera, ku po mbeten vetëm pensionistët. Po firojnë. Në Greqi për shembull kanë mbetur vetëm Selaniku e Athina. Pra nuk ke pellgun e talenteve që zgjedh. Sigurisht kjo sjell më shumë taksa, më shumë të ardhura, më shumë ndërtim por që sjellin punësim.’’- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb