VELIPOJA

Një rast i ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme është goditur në Velipojë.

Policia ka arrestuar pronarin e një lokali, 32-vjeçarin A.P, në fshatim Gomsiqe e Re.

brenda lokalit janë sekuestruar 5 makineta, tavolinë pokeri, çipsa e letër bixhozi në funksion të aktivitetit.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Velipojë/Shkodër
Vijon operacioni “Fati i lojërave”.
Kontrolle të vazhdueshme për evidentimin e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.
Kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar edhe mbi raportimet e ardhura nga qytetarët në aplikacion Komisariati Dixhital.
Evidentohet ushtrimi i aktivitetit të lotarive të palejuara në një lokal, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.
Sekuestrohen 5 makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të goditjeve të vazhdueshme ndaj organizmit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, bazuar dhe në raportimet e ardhura nga qytetarët në Komisariatin Dixhital, për një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, kanë ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit A. P., në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb