Ilir Alimehmeti, mjeku i cili ka shpallur kandidaturën për Primare në përpjekje për të qenë kandidati i dalë nga opozita për postin e kryebashkiakut të Tiranës, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço.

Alimehmeti ka zbuluar se ajo që e shtyu të ishte pjesë e garës për qytetarin e parë të kryeqytetit ishte ndërgjegjja e tij qytetare.

Ai ka shtuar se duhet bërë diçka që t’i jepet zgjidhje shpopullimit të vendit, të cilin ai e quajti problemin kyç të vendit tonë, me 10 mijë studentë që janë larguar nga vendi për shkollim vetëm këtë vit.

Alimehmeti: Jam i po të njëjtit mendim, duhet ndërgjegje qytetare për të përmirësuar situatën ku jemi. Të gjithë ne, dalim në Tiranë dhe ndjejmë dhimbje për situatën ku kemi rënë, pse ka ndodhur kjo. kjo dhimbje e parë që në 7 korrik u shndërrua në protestë, që do ndiqet nga ajo e 12 nëntorit. Aftësia është që dhimbjen ta marrësh e ta kanalizosh, e heqim nga rreziku për të shkuar drejt dhunës konstruktive dhe e çojmë në dhimbje kontruktive. Këtë e bëjmë në emisionin e mjekut.

Fatkeqësia jonë është që ecim me kokën pas. Nëse ecim në rrugë me kokën pas një moment do na ndodhë një aksident. Brezit të ri nuk i takon e shkuara por si do ecet para. Shifra dëshpëruese, 7800 mijë shqiptarë nga 10 vite u larguan nga vendi, të rinj e familje të tëra. Shpopullimi problemi kyç.

Nëse pajtohemi me këtë gjë mjaftueshëm gjatë pa reaguar jemi duke pranuar se një ditë të gjithë do largohemi nga vendi.

Jam kthyer në 2014 pasi ika për specializim dhe u ktheva të vë në dobi të vendit dijet që mora.

Nëse nuk bëjmë asgjë për të ndryshuar situatën a mund ta quajmë veten qytetarë? Situatë e shkaktuar nga një grup u vogël he e vuajnë të gjithë të tjerët. Ose bëhemi bashkë ose truri dakordohemi të largohen.

1/3 18-vjeçarë janë larguar për studime. nuk kthehen më. Janë 10 mijë 18-vjeçarë.
Duhet të marrim situatën në dorë.

Karapanço: Kush ju shtyu në këtë sfidë

Alimehmeti: Ndërgjegjja qytetare. nuk do kisha mundësi të shihja veten në pasqyrë nëse do e dija që kam mundësi të ndryshoj dy gjëra dhe të mos bëj asgjë. Unë nuk po shoh më pas, po shoh para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb