Nebi Muçaj drejtori ekzekutiv i Qendrës Vullnetare te Emergjencave Civile deklaroi se një grup prej 10 personash do t’i vijnë në ndihmë autoriteteve në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar.

Gjatë një komunikimi për mediat ai tha se fatkeqësitë nuk njohin ndarje dhe pas tragjedisë së ndodhur si pasojë e tërmetit vendi mik Turqia, ka nevojë për mbështetje.

“Fatkeqësitë nuk njohin ndarje. Vendi ynë mik ka nevojë për ndihmë. Po presim nga ambasada turke për të na orientuar dhe të shohim ku mund të japim kontributin. Në të dyja vendet është tragjedi. Ne duam të japim kontributin tonë”, tha ndër të tjera ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: