TIRANË- Analistë dhe gazetarë të ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 kanë komentuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili nuk dha dorëheqjen por vetëm ngiu funksionet e tij në PD, pas humbjes së zgjedhjeve.
Analisti Andi Bushati shfaqi habi që Basha “edhe në kulmin e fajit më të madh e caktoi armikun, pra tha se ka ca njerëz që më kundërshtojnë mua por ata janë ata që s’punuan për mua”,- tha ai.
“Deklarata e tij ishte fallco sa për të kaluar momentin. Ai tha jam prapë kryetar, por për pak ditë. E treta dhe më qesharakja ishte fraza kur tha se unë e di çfarë ka ndodhur dhe përmendi kanabizimin e blerjen e votave”,- tha Bushati.
Ndërsa Fatos Lubonja u shpreh se Basha po luan ngriva-shkriva me këtë që deklaroi sot.
“Mendoj që duhet të jepte dorëheqjen, duhet të ishte një akt emancipues edhe për PD
Me ato që deklaroi tregoi se e bëri sa për të kaluar radhën, si ajo loja ngriva-shkriva”,-tha Lubonja.
(m.a/BalkanWeb)