TIRANE- Në stadiumin Velodrom të Francës aty ku kombëtarja Shqiptare luajti ndeshjen e dytë të kampionatit Europian 2016-të me Francën, tifozët kuq e zi ishin të shumtë.

Por mes tifozëve nuk mungonte as ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS,-së Fatos Nano. Fatos Nano shoqërohej nga deputeti aktual Bashkim Fino, edhe ai ish-kryeministër.

Fotot e tyre janë publikuar nga gazeta lokale e Marsejës “La Provence”, dhe ishin pjesë e fotove nga momentet e ndeshjes. Në foto Fino e Nano qendrojnë, në krah të njëri-tjetrit, ndërsa pas tyre vërehet edhe kryetari i Bashkisë së Nices, Estrozi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb