Pas Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit, një tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Spartës së Pragës, në merkaton e verës, bëhet fjalë për sulmuesi shqiptar të Kosovës, Albion Rrahmani.

Sipas asaj që raporton mediumi çek dznes.cz, Sparta do të ishte e gatshme që të ofrojë plotë 2.5 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit. 

Në 23 ndeshje të luajtura gjatë këtij sezoni me Rapidin, sulmuesi 23-vjeçar ka qenë autor i 17 golave të shënuar, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb