Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masat e sigurisë për dy efektivët e Komisariatit të Sarandës, Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka, të arrestuar tre ditë më parë pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës në kuadër të hetimeve për favorizim të ndërtimeve pa leje.

Për dy ish-specialistët e zonave në Komisariatin e Sarandës, Gjyqtari Shkëlzen Licaj ndryshoi masën nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Për ish-shefin e krimeve të Komisariatit të Sarandës, Blerim Tafciu, u la në fuqi masa “Arrest në shtëpi”, ndërkohë që edhe për pronarin e Hotel “Oasis”, Alqi Papa, u la në fuqi masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ky i fundit akuzohet se ka ndërtuar një kat pa leje në hotelin e tij në rrugën “Butrinti”.

Ndërkohë mbeten në kërkim 4 ish zyrtarë të IMT Sarandë, 1 ish-oficer policie dhe 3 pronarë objektesh të dyshuar për “ndërtim të paligjshëm”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb