Ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Portugalisë përballja e zhvilluar në “Elbasan Arena” mes vajzave kuqezi dhe atyre portugeze në kuadër të eliminatoreve të Euro2021. Shqipëria, e cila është në grupin E së bashku me Francën, Skocinë, Finlancën, Qipron dhe Portugalinë, ka dështuar kështu të marrë pikë në përballjen e dytë, teksa në sfidën e parë në grup ishte mposhtur 3-0 nga Finlanda.

Golin për Portugalinë e shënoi sulmuesja e Olimpik Lionit, Xhesika Silva, që në minutën e 16-të mposhti Rexhepin në shtyllën e saj. Ka qenë një sfidë e dominuar nga iberiket, të cilat ishin dukshëm më lart, por gjithsesi Shqipëria është përpjekur të bëjë mirë, teksa në minutën e 33-të Megi Doçin e ndal vetëm traversa pas një goditjeje të bukur nga jashtë zonës. Shqipëria ende nuk ka asnjë pikë në grup, teksa në kampin kuqezi vetëm skuadra e Qipros shikohet e një niveli thuajse të barabartë me ekipin tonë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb