Leverkusen ruajti pathyeshmërinë në Bundesligë në fundjavë, teksa sërish ia doli të shmangë humbjen në fund, këtë herë ndaj Stuttgarit. Trajneri i kampionëve të ri të Gjermanisë, Xabi Alonso është përpjekur të shpjegojë se përse ndodh diçka e tillë.

“Unë nuk e kam parë këtë të ndodhë shpesh në futboll. Është e vështirë të shpjegohet. Javën e kaluar (kundër Dortmund-it) u emocionova pak, por këtë javë thjesht nuk mund ta besoja që e bëmë përsëri”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb