Një fenomen meteorologjik i rrallë dhe spektakolar është regjistruar në bregun lindor të Kinës, ku kalimi i tajfunit të fuqishëm Bavi krijoi të ashtuquajturën “ujëvarë e kundërt”, ndërsa stuhia shkaktoi edhe përmbytje masive në disa provinca të vendit.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë erërat e fuqishme të tajfunit duke ngritur sasi të mëdha uji nga shkëmbinjtë drejt lartësisë, duke krijuar iluzionin se ujëvara po rrjedh në drejtim të kundërt me gravitetin.
Sipas meteorologëve, fenomeni ndodh vetëm në kushte ekstreme atmosferike, kur shpërthimet e erës janë aq të forta sa përkohësisht mposhtin forcën e gravitetit dhe ndryshojnë rrjedhën natyrore të ujit. Edhe pse mbresëlënës vizualisht, ai është një tregues i fuqisë së jashtëzakonshme të sistemit të motit.
Ndërkohë, tajfuni Bavi, megjithëse është dobësuar pasi preku bregdetin kinez, vijon të sjellë reshje të dendura, erëra të forta dhe probleme serioze në transport dhe jetën e përditshme të miliona banorëve. Autoritetet kishin ndërmarrë evakuime masive paraprake, ndërsa fluturimet, linjat hekurudhore dhe aktivitetet shkollore u pezulluan në disa rajone.
Il tifone Bavi ha toccato sabato la costa della provincia dello Zhejiang, nella Cina orientale. A causa del tifone, si è verificato un fenomeno raro noto come “cascata al contrario” presso la cascata di Dalongqiu sul monte Yandang, a Wenzhou. Spinta da violente raffiche di vento,… pic.twitter.com/VYkY3UrrC3
— Sky tg24 (@SkyTG24) July 13, 2026
Situata më kritike është raportuar në provincat Hebei dhe Liaoning, ku përmbytjet kanë mbuluar qytete të tëra. Në qarkun Quancheng, niveli i ujit në disa rrugë ka kaluar dy metra, duke shndërruar akset rrugore në lumenj dhe duke marrë me vete automjete.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë makina që përplasen me njëra-tjetrën nën forcën e ujit, ndërsa banorët lëvizin me not nëpër lagjet e përmbytura.
Sipas autoriteteve kineze, rreth 1.800 banorë në Quancheng kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre, ndërsa operacionet e evakuimit janë shpallur prioritet. Në provincën Liaoning është lëshuar alarmi i kuq për përmbytje të menjëhershme, me autoritetet që paralajmërojnë për rrezik shumë të lartë.
Devastating footage of a severe flash flood completely overwhelming Kuancheng Manchu Autonomous County in Chengde, Hebei, China, last night.
Watch as the powerful current sweeps away cars as if they were toys. pic.twitter.com/XPMp6W1y4K
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) July 13, 2026
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet intensive pritet të vazhdojnë edhe në provincat Jilin, Liaoning, Hebei, Shandong, Jiangsu dhe Anhui, duke rritur më tej rrezikun e përmbytjeve në zonat e prekura.
