Në sfidën ndaj Laçit, Redon Xhixha realizoi një tjetër “tripletë”, e dyta në tre ndeshjet e fundit. Shifrat e “bomberit” bardheblu janë me të vërtetë mbresëlënëse, është e vështirë të gjesh një tjetër sulmues në vitet e fundit me rendimentin e tij.

Vetëm në tre ndeshjet e fundit, Xhixha ka realizuar 8 gola, ku pa diskutim një shije të veçantë kanë dy golat në derbi. Në total në 7 ndeshje Xhixha ka shënuar 10 gola, e të mendosh që një vit më parë, realizoi në total 14 gola.

311320078 509080757894269 2543635703958522058 N
311320078 509080757894269 2543635703958522058 N

Shifrat e Xhixhës janë një leksion i pastër edhe për të gjithë ekipet e tjera, tregojnë qartë formën e sulmuesit, por nga ana tjetër tregon edhe nivelin e dobët të 9 ekipeve të tjera. Në 7 javë, asnjë prej 9 ekipeve nuk ka shënuar në total më shumë gola se sa Xhixha ka shënuar i vetëm. Partizani që është ekipi kryesues ka shënuar në total 8 gola.

311308928 509079211227757 6338072996233757040 N
311308928 509079211227757 6338072996233757040 N

Të flas për “Këpucën e Artë” deri në këtë pikë të sezonit është e vështirë, në këtë pjesë, nuk bëhet fjalë për garë, pasi rivali më i afërt i Xhixhës është Xhuljano Skuka me 4 gola, ndërsa poshtë tij vijnë me rrallë Beji, Mazrekaj e të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: