Kryetari i Partisë Demokratikë në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka bërë me dije se në një takim të zhvilluar me ish sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe ambasadoren amerikan Yuri Kim, ka diskutuar në lidhje me bazat e aleancës mes vendit tonë dhe SHBA, si dhe mbi hapat që duhen ndërmarrë për të forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Xhaferraj ka sqaruar se bashkëpunimin kërkon mes të tjerash transparencë dhe seriozitet në përcaktimin e sfidave kryesore të brendshme të Shqipërisë.
Ai shtoi se vizioni një “Europe Atlanticiste nuk do të ishte i mundur pa aleatë të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në Evropën Juglindore, siç ka qenë dhe është Shqipëria”.
“Sot, gjatë takimit me ish sekretarin e shtetit z. Pompeo, ambasadoren Kim dhe kolegë, theksova se pavarësisht disa ndryshimeve në retorikë gjatë dekadave të fundit, angazhimi ynë reciprok ka mbetur konstant: Shtetet e Bashkuara janë një aleat i fortë i Shqipërisë dhe Shqipëria mbështet në mënyrë të vendosur politikat e SHBA-së në Ballkan.
Gjatë fjalës time u ndala në dy pyetje kyçe: Mbi çfarë bazohet marrëdhënia shqiptaro-amerikane? Dhe, çfarë hapash duhet të ndërmarrim për ta forcuar këtë marrëdhënie?
Thellimi dhe forcimi i këtij partneritet strategjik efektiv mbetet interesi kryesor i Shqipërisë. Ky partneritet na jep guxim për të adresuar dhe trajtuar sfidat e ndryshme rajonale. Gjithashtu, për çështjet e brendshme, bashkëpunimi me SHBA ka shërbyer si busull për krijimin dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor në Shqipëri. Nga ana tjetër, vizioni që ka Amerika për një Evropë Atlanticiste nuk do të ishte i mundur pa aleatë të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në Evropën Juglindore, siç ka qenë dhe është Shqipëria.
Por, garantimi i një bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen kërkon transparencë dhe seriozitet në përcaktimin e sfidave kryesore të brendshme të Shqipërisë. Thellimi i bashkëpunimit do të thotë përgjegjshmëri për kush po investon në ekonominë shqiptare dhe me ç’mënyra kjo po bëhet. Kjo nënkupton rigorozitet për trajtimin e çështjeve, sa i përket tranziteve dhe eksporteve, të nënvizuara edhe nga DASH, dhe të cilat njëlloj si korrupsioni minojnë demokracinë shqiptare dhe vrasin mundësitë e shqiptarëve të ndershëm për të ndërtuar jetë të denjë në Shqipëri.
Jam shpresëplotë se do të punojmë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, gjë që do të prodhojë më shumë siguri në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë, në përfitim të të dy vendeve tona mike. E ardhmja e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA qëndron në ndarjen e më shumë përgjegjësive”, shkroi ai.

281543837 10228301046653303 2263217335725199915 N

281127023 10228301046733305 1851316171527245028 N

280959338 10228301046573301 1991590446830399541 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb