Fermerë nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja udhëtuan me traktorët e tyre drejt rrethrotullimit të Savrës ku bllokuan për më shumë se një orë autostradën Lushnje-Fier në shenje proteste për çmimin e ulet të qumështit.

Në kushte shumë të vështira për shkak të çmimit të ulet të qumështit nga grumbulluesit, fermerët kërkuan ndërhyrjen e shtetit për mbështetje.

Sipas tyre produktet e importit që hyjnë në vendin tonë pa kriter, po paralizojnë fermerin shqiptar, i cili nuk përballon dot as kostot për prodhimin e qumështit.

Në shenjë proteste fermerët mbushen rrugët me qumësht ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse nuk ka një reagim për situatën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb