Në Singapore, një ndërtesë futuriste ka tërhequr vëmendjen globale, duke sjellë një koncept të pazakontë: makina luksoze të ekspozuara dhe të shitura si në një “vending machine”.
Kulla 15-katëshe prej xhami, e ndërtuar nga kompania Autobahn Motors, strehon rreth 60 automjete, përfshirë marka prestigjioze si Ferrari, Lamborghini, Bentley dhe Porsche.
🚗 Supercars like vending machines — Singapore builds a car tower
A 15-storey glass structure holds around 60 vehicles, including Ferrari, Lamborghini, Bentley and Porsche, saving space in a dense city.
Pick a car, select the floor, pay — and drive away. pic.twitter.com/3L3oEbgD6b
— NEXTA (@nexta_tv) April 28, 2026
Projekti synon të kursejë hapësirë në një nga qytetet më të ngarkluara në botë, duke kombinuar teknologjinë me dizajnin modern.
Funksionimi është i thjeshtë: klientët zgjedhin makinën që duan, selektojnë katin ku ndodhet dhe, pasi kryejnë pagesën, sistemi i automatizuar e sjell automjetin në nivelin e tokës për ta marrë.
Lista e makinave përfshin edhe modele klasike si Mercedes-Benz SL i vitit 1991, BMW 3.0 CS i vitit 1973, Ferrari Dino GT4 i vitit 1977, Mercedes-Benz 250SL Pagoda i vitit 1967, Austin Mini i vitit 1974, Jaguar XJ i vitit 1971, MGB i vitit 1976 dhe Morgan Plus 4 i vitit 1955. Megjithatë, nuk mungojnë edhe automjete më të zakonshme si Volkswagen Sharan, Lexus RX apo modele moderne Mini.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Gary Hong, deklaroi për Reuters se ideja lindi nga nevoja për të ruajtur një numër të madh makinash në mënyrë efikase, duke shtuar një element kreativ dhe inovativ në proces.
Sipas raportimeve, sistemi i automatizuar i parkimit dhe tërheqjes së automjeteve ka tërhequr interes edhe nga zhvillues të tjerë, të cilët synojnë ta përdorin këtë teknologji për optimizimin e hapësirave urbane.
