Ferrari do të festojë ditëlindjen e 50 të Michael Schumacher, duke organizuar një ekspozitë të veçantë në nder të tij në selinë e tyre të Maranello, muajin e ardhshëm.

Shfaqja në Muzeun e Ferrarit do të hapet më 3 janar, e cila do të përkojë edhe me ditëlindjen e gjermanit të famshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ferrari në rrjetet sociale, ndërsa theksohej rëndësia e Schumacher.

“Michael ka një vend të veçantë në historinë e Ferrarit, i cili është i shënuar nga rekordet e shumta të Formula One”, shkruhej në postim.

“Dhomat e muzeut janë zbukuruar me imazhe nga vitet e paharrueshme që kampioni botëror shtatë herë rradhazi i dha të gjithëve në Ferrari dhe kanë krijuar një legjendë që është më e madhe se kurrë në zemrat e të gjithë tifozëve”.

Schumacher, nuk është parë më në publik që kur pësoi një traumë të rëndë në kokë pas një aksidenti me ski gati pesë vite më parë. Ai po merr  kujdes mjekësor në shtëpinë e familjes në Zvicër, por gjendja e tij po mbahet private me kërkesë të gruas së tij, Corinn.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb