Nga mali i shenjtë i Tomorrit, në festën e Abaz Aliut, kryegjyshi botëror, Baba Mondi ka përcjellë urimet për të gjithë besimtarët bektashinjtë. Gjatë fjalës së tij në pelegrinazhin në Malin e Tomorritm ku ka 5 ditë festë, Baba Mondi tha se Abaz Aliu do të mbetet model frymëzimi.

Mes të tjerash ai u ndal edhe te ngjarjet që po ndodhin në Afganistan, ndërsa ftoi që të gjithë të reflektojnë.

“Dua t’ju bekojë për këtë pjesëmarrje masive. Dua t’ju shpreh falënderime, edhe pse në situatë të vështirë, në kohë pandemie, që jeni sot këtu. Ka një gjë të veçantë ky pelegrinazh, pasi kjo periudhë përkon me 150 vjetorin e themelimit të kësaj teqeje. Në mirësinë së këtij mali kemi shenjtorin tonë Abaz Aliun. Ai ka qenë dhe do të mbetet modeli i burrit që u identifikua me virtytet. Paqja qoftë me të. Tragjedia në Afganistan duhet të na bëjë të gjithëve më të paqtë, më reflektues dhe më të ndërgjegjshmen dhe optimist. Këtë ta reflektojmë te vetja, te familja biologjike dhe ajo shpirtërore. Qofshi mirë dhe Zoti na bekoftë.”, tha Baba Mondi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb