Padyshim që fotot nga ditëlindja e 35 e aktorit të humorit Bes Kallaku bëri xhiron e rrjetit, pasi ishte një ceremoni që mbahej në kohë pandemie.

E ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar këtë ditëlindje me 30 vetë, ku u gjobitën pjesëmarrësit në ceremoni, si dhe administratori i lokalit, ndërkohë që e fituar ishte dhe ajo bashkë me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta. Sipas Kryemadhit, ditëlindjet nuk janë të këqija në krahësim me shkollat e padezinfektuara apo dhe spitalet pa kushte.

“Ditëlindjet nuk janë të këqija. Kanë dashuri, pasi një ditëlindje me 30 veta nuk është as më pak e as më shumë se një dasmë me 300 veta. A është një ditëlindje ajo që e shpërndan virusin apo një shkollë e padezinfektuar?! A është një ditëlindje me 30 vetë që e shpërndan covid, apo një spital që nuk ka kushtet dhe mundësitë”, tha Kryemadhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb