Ndonëse ka kaluar më se një orë nga nisja e koncertit, qytetarë e turistë vijojnë ende të vijnë dhe të mbushin hapësirat e Terminalit, një nga zonat e nxehta në Korçë në këto net festive.
Padyshim Birra Korça, që është dhe simboli i kësaj feste dhe birrës shqiptare ka qenë kurora e mbrëmjes dhe më zgjedhura nga qytetarët. Teksa një pjesë e mirë kanë zgjedhur Birrën Tirana.

“Ne jetojmë në Australi, jemi për festën e Birrës, çunat performojnë nesër. Kemi qenë dhe herë tjetër. Korça ultra fare. Ne na pëlqen shumë. Njerëzit janë me shumë kulturë”, tha një qytetar.

“Jam nga Korça, vij çdo vit. Padyshim që zgjedh Birrën Korça. Sot kam ardhur me miq, netët e tjera me familjen. Na ka munguar vitin e kaluar që nuk u bë”, tha një qytetar tjetër.
Mbrëmja po vijon në një atmosferë festive, me muzikë e këngë të performuara nga artistë të huaj dhe shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb