STABOLL

Në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, surpriza vijnë jo vetëm nga vendi ynë apo diaspora shqiptare, por edhe nga vende të tjera në botë.

Pasi kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar do të ndriçohen edhe dy ura në Stamboll.

Urat do të qëndrojnë të ndriçuara kuq e zi deri në orët e para të mëngjesit.

Kujtojmë se në Stamboll, por edhe në mbarë Turqinë, ka shumë shqiptarë, e numri i tyre mund të jetë më i madh, nëse llogarisim personat që janë me origjinë shqiptare e jetojnë në shtetin turk.

(d.xh/ balkanmweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb